Ka nxjerrë njoftimin se kërkon të punësojë 70 punonjës, me kontrata të rregullta dhe pagë 1590 euro në muaj, por nuk prezantohet askush.

Ndodh në Itali, ku një kompani që merret me prodhimin e traktorëve për bujqësinë nuk arrin të plotësojë stafin e saj.

Sipas medieve italiane, kjo është dëshmi e krizës që ka përfshirë vendin fqinjë, ku papunësia në grupmoshat e reja ka arritur nivele të paprecedentë.

Kompania në Padova kërkon të punësojë staf të specializuar si inxhinierë mekanikë, programues të makinerive bujqësore, kontrollorë të cilësisë së produkteve elektrike dhe elektromekanike, por askush nuk paraqitet!