Një 79-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht rreth orës 00:30 të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Delvinë, Përmet, ku shtetasi M.I., është gjetur i pa jetë në një përrua.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qenë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.





