Gjykata e Posaçme rrezoi kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.
Pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.
Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandeli Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.