Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet (KAS) ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga KQZ, për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi me shumicë votash rrëzimin e ankimimit të bërë nga PD.

“KAS në përfundim të shqyrtimit administrative të kërkesës ankimore nr. 58 bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga PD, lënien në fuqi të vendimit nr 422 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklaruas, Qerim Ismailaj të Bashkisë Mallakastër në qarkun e Fierit.” -thuhet në vendimin e KAS.

Ditën e djeshme Partia Demokratike i është drejtuar KQZ-së me një kërkesë për shfuqizimin e vendimit për Qerim Ismailajn që të vazhdojë mandatin e tij në krye të bashkisë së Mallakastrës