JAPONI– Shkencëtarët në Japoni kanë mbetur të befasuar kur zbuluan se një kërmill deti kishte një penis që mund të hiqet dhe organi të rigjenerohet prapë.
Kërmijtë e detit, të quajtur Chromodoris reticulata, sipas studimit, humbasin penisin e tyre pas seksit dhe pak orë më vonë u rritet një penis i ri.
Shkencëtari Bernard Picton tha se nuk e ka parë kurrë një diçka të tillë.
Këto krijesa njihen si hermafroditë, që kanë edhe organin mashkullor, edhe atë femëror, që do të thotë se mund të japin spermë dhe të marrin njëkohësisht.
Shkencëtarët i vendosën kërmijtë bashkë dhe i vunë re duke bërë seks. Shkencëtarët panë se ata që bënë seks, nuk mund të bënin më për 24 orë.
Pas 20 minutash atyre u binte penisi që përdorën për seks dhe më vonë dilte penisi tjetër.