Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit për një fundjavë të bukur përmes një fotoje të kërpudhës, objektit të artit të vendosur në oborrin e Kryeministrisë që u prish gjatë protestës së opozitës vitin e kaluar.

Duke thumbuar opozitën, Rama porosit ata që nuk e pëlqejnë të mos e ngacmojnë se rritet më shumë.

“MIRËMËNGJES 

dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.