VAU I DEJËS – Më në fund rritet prodhimi i energjisë në vend. Reshjet e kohëve të fundit kanë përmirësuar kuotat në HEC-eve të Kaskadës së Drinit.
Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare në të tre hidrocentralet kryesore të vendit aktualisht po punohet me kapacitet të plotë dhe prodhohet rreth 19 milionë kilovatorë energji elektrike, ndërsa prej importit po sigurohet vetëm 2 milionë kilovatorë. Sipas KESH, është siguruar e gjithë energjia e nevojshme që i nevojitet vendit për konsum gjatë gjithë muajit janar.
Në Shqipëri aktualisht konsumohet rreth 21 milionë kilovator energji elektrike dhe prodhimi i energjisë ka arritur në kuotat më të larta të kohëve të fundit, duke ndikuar në uljen e importit. Niveli i ujit në hidrocentralin më të madh në vend është rreth 276 metër, ndërsa prurjet 150 m3 në sekondë. Në Koman kuota është rreth 170 metër, ndërsa prurjet janë 80 m3 në second, ndërsa në Vaun e Dejës niveli ujit është rreth 74 metër.