Bashkia e Shkodër ka njoftuar se situata hidrologjike në zonë është në monitorim të vazhdueshëm pas nisjes së shkarkimeve të kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin. 

Sipas njoftimit, Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka bërë të ditur se që prej paradites kanë filluar shkarkimet nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vau i Dejës. Si pasojë e këtyre shkarkimeve, është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe e Liqenit të Shkodrës.