Kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj teksa po zhvillon dëgjesën me artistës, i ka dhënë një përgjigje PD-së pas aksionit të sotëm të të rinjve të FRPD që qëlluan me vezë ndaj tij.
Veliaj tha se duhet të stërviten më shumë me shënjestrën.
“Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë”, tha Veliaj, teksa i drejtohej një të pranishmi në dëgjesën me artistët për teatrin.
Incidenti ndodhi sot para dëgjesës, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.





