Për shumë nga ata që festojnë mbrëmjen e Viti të Ri duke kthyer disa gota alkool, dita e nesërme shpesh kalohet e gjitha në shtrat. Dhimbja e kohës, të përzjera, dhimbjet e trupi, etj, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë të nesërmen e festës.

E për ata që dhe këtë vit, kanë ndërmend të festojnë duke mos hequr dorë nga pija, studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si ndimojmë veten pas konsumimit të tepërt.

1-Hani vezë në mëngjes

Vezët janë gjëja e parë që duhet të konsumoni të nesërmen pas festës. Aryesja? Sepse ato kanë një përqëndrim të lartë të amoniacidit L-Cysterine, që ndihmon trupin që të largojë toksinat e larta që krijohen në mëlçi nga shpërbërja e alkoolit.

2-Pini një gotë ujë pas cdo pije që konsumoni 

Sa më shumë ujë në turpin tuaj, aq më të ulta janë shanset që të dehidratoheni si pasjoë e konsumit të tepërt të alkoolit.

3-Mos pini alkool të paktën 1 orë përpara gjumit

Mos pinë asgjë të paktën një orë ose gjysmë orë përpara së të bini për të fjetur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni gjatë natës, në këtë mënyrë do të pushoni më shumë.

4-Mos pini kurrë me skomakun bosh

Alkooli irriton mukozën e stomakut, për këtë arsye duhet medoemos që të jeni ushqyer mirë përpara se të filloni të pinin. Një stomak i mbushur do të thotë dyshimin e proteinave, që ulin ndjeshëm përthithjen e alkoolit të gjak./tvklan.al/