Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve.
Përveç kësaj, uji i detit mund ta bejë më të lehtë transmetimin e ketyre viruseve dhe mikrobeve nga një person tek tjetri. Këto janë disa masa që mund të merrni.
Merrni me vete:
-probiotikë për fëmijë, dhe jepjani gjatë ditëve të pushimit, një kokërr me vaktin e drekës.
-vaj rigoni, jepjani vetëm nëse shfaqin simptomat si: përzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pikë vaji në 1 gotë uji të madhe, 2 herë në ditë.
Bëni kujdes! Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet.
-mos konsumoni sallata të freskëta, preferoni të ziera, kërkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera.
-preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kaçkavall.
Nëse jeni prekur nga viroza:
-evitoni alkoolin
-pini çaj rigoni ose nenexhiku
-pini ujë
-pushoni.