Shqipëria ka tashmë 61 kryetarë të rinj bashkish, pasi procesi i numërimit është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.

Puna aktualisht vijon për numërimin e votave për këshillat bashkiakë.

Ashtu sikurse në garën për bashki, Partia Socialiste kryeson edhe sa i takon mandateve të këshillave. Megjithatë, në një bashki të vendit, atë të Finiqit, në krye është koalicioni Bashkë Fitojmë.

Kur janë numëruar 5 kuti nga 50 që janë gjithsej, në Finiq opozita ka deri më tani 10 mandate për këshillin bashkiak, e ndjekur nga PS me 5, MEGA me 4 dhe PD e Alibeajt me 2.