Mesditën e të martës, 28 qershor, Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Deri më tani është përfshirë vetëm një projektvendim  në rendin e ditës, që ka të bëjë me miratimin e ndihmës ekonomike për familjet përfituese.

Gjithsesi, nuk përjashtohet fakti që pika të tjera të përfshihen në rendin e ditës, siç është bërë tashmë traditë nga KB Durrës, kur projekt-vendime shtesë futen me urgjencë edhe pak orë para mbajtjes së mbledhjes.

Gjithashtu, në mbledhjen e radhës është planifikuar të informohen këshilltarët lidhur me punën e bërë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore në bashkinë Durrës.