Këshilli bashkiak Durrës do të zhvillojë mbledhjen e tij të radhës ditën e enjte, në datë 30 korrik, ora 09.30, në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.
Ashtu si edhe një muaj më parë, mbledhja do të zhvillohet duke zbatuar protokollin e sigurisë së institucionit për masat anti-Covid. Në ndryshim nga të gjitha mbledhjet jashtë radhe të zhvilluara gjatë këtij muaji, asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk ka lidhje me ndonjë procedurë për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti.
Në rendin e ditës janë përfshirë 3 pika:
- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TE NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI NGA TË ARDHURAT E BASHKISË, PËR MUAJIN KORRIK 2020
- MBI PROPOZIMIN PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË LISTËS SË INVENTARIT PËR PASURITË PYJE DHE KULLOTA, PARASHIKUAR NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 433, DATË 08.06.2016 “PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKIVE TË PYJEVE DHE TË KULLOTAVE PUBLIKE, SIPAS LISTAVE TË INVENTARIT, DHE AKTUALISHT NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MJEDISIT E TË ISH KOMUNAVE/BASHKIVE”
- RAPORT PËR PUNËN KËSHILLIT TË BASHKISË PËR 6 – MUJORIN E PARË TË VITIT 2020
Meqë mbledhja e radhës së KB-së do të zhvillohet në sallë dhe jo online, nuk dihet ende nëse këshilltarët do ta shfrytëzojnë mundësinë për t’i drejtuar titullarëve të bashkisë pyetje që shprehin shqetësimet e tyre apo të qytetarëve lidhur me problematika të caktuara në Durrës.





