Këshilli Bashkiak Durrës miratoi mesditën e sotme dy pikat e rendit të ditës për:
“Miratimin e listës së pestë të 35 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.”
“Miratimin e skenarit të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në vendimin Nr. 6 datë 20.05.2021 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe vendimin Nr. 3 datë 02.06.2021 të Këshillit të qarkut Durrës.”
Nisur nga situata kritike e ditëve të fundit në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane për shkak se Landfilli i Sharrës nuk lejonte prej dy ditësh depozitimin e plehrave, Bashkia Durrës paraqiti sot në Këshill Bashkiak relacionin ku përfshihen propozimet që synojnë t’i japin zgjidhje kësaj problematike.
Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Këshilli i qarkut miratuan më herët gjatë muajit maj dhe fillim të qershorit skenarin nr.2 të propozuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), i cili konsiston në:
Zbatohet sistemi i mbledhjes së dy (2) koshave (1 kosh për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, 1 kosh për grumbullimin e mbetjeve të mbetura bashkiake). Ricikluesit dhe mbetjet e mbetura do të transferohen përmes Stacionit të Transferimit në Qendrën e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Stacioni Transferimit do te ngrihet brenda territorit te Qarkut Durrës i cili do të mbulojë të 3 Bashkitë pjesmarrëse. Kosto e investimit e cila pasqyrohet e detajuar me poshtë mbulon dhe kostot e ndërtimit të Stacionit të Transferimit.
Kostot e investimit të skenarit 2 të propozuar nga Studimi “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” i miratuar nga Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Këshilli i Qarkut Durrës janë te shpjeguara ne dokumentin bashkëngjitur, ku shkurtimisht:
- Sistemi i mbledhjes së dy koshave (koshi i mbeturinave të riciklueshme dhe koshi i mbeturinave) Transportimi i të gjitha mbetjeve në Qëndrën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë përmes Stacionit te transferimit që do të ndërtohet në Durrës.
- Kosto e investimit parashikohet ne ndertimin e stacionit te transferimit me nje vlere 5,000,000 euro
- Sipas studimit “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” kosto dinamike e cmimit DPC është ekuivalent deri në tarifën e portës, €/t e mbeturinave rezulton 40.5 €/t





