Pas 3 mbledhjesh rradhazi, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar taksën e re të pasurisë.
Në mbledhjen e Këshillit, bashkia Durrës mori parasysh propozimin e bërë nga këshilltarët e PD-së me ulje 30% të vlerës për banesat në zonat rurale.
Në mbledhje kanë votuar pro taksës së re të pasurisë, 30 anëtarë të këshillit bashkiak, nga të gjitha forcat politike.





