Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në mbledhjen që do të mbahet në orën 17:00 me mjetet e komunikimit elektronik pritet të miratohet kërkesa e bashkisë për mbështetje financiare nga qeverisja vendore për menaxhimin e mbetjeve.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë!

Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit, Këshilli Bashkiak Durrës do të organizojë një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik sot më datë 04/08/2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 496, DATË 30.07.2021 “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË DURRËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NGA QEVERISJA QENDRORE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE”.

Faleminderit!