Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mblidhet sërish këtë të premte në një mbledhje të jashtëzakonshme.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 12:00 përmes mjeteve të komunikimit elektronik me këtë pikë në rendin e ditës:
1-Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit: Për rialokimin e fondeve të përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit me vlerë 1,241,641,916 lekë të pashpenzuara në vitin 2020, që do të trashëgohen në vitin 2021
Edhe një ditë më parë, Këshilli Bashkiak Durrës zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e 4 pikave në rendin e ditës, mes të cilave edhe lista e lista e nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe lista e subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti.





