Të hënën Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në sallën e Këshillit Bashkiak.
Në njoftimin e publikuar në faqen e bashkisë renditen edhe 10 pikat e rendit të ditës:
1.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 4, 5, RRASHBULL, SUKTH, MANËZ DHE ISHËM, BASHKIA DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
2.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.4, RRUGA “ALEKSANDËR GOGA”, PALLATI NR.122, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
3.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.4, RRUGA “ALEKSANDËR GOGA” PALLATI NR.344, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
4.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE RRASHBULL, RRUGA “GJON KASTRIOTI” PALLATI NR.39, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
5.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.3, RRUGA “HYSEN KERTUSHA” PALLATI NR.32, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIANATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
6.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR.3, RRUGA “HYSEN MYSHKETA” PALLATI NR.27, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
7.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË 159 FAMILJEVE PËRFITUESE TË SUBVENCIONIMIT TË QIRASË, TË MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E SHËMBJES SË BANESAVE TË TYRE, SHKAKTUAR NGA PRISHJA E DETYRUAR, SIPAS EKSPERTIZAVE TË THELLUARA, HARTUAR NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT TIRANË
8.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E DETAJIMIT TË FONDIT PREJ 2’303’173’480 LEKË PA TVSH NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.181, DATË 30.03.2022 “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS, SHIJAK, LEZHË DHE KRUJË”
9.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË DURRËS
10.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT DHE DETAJIMIT TË FONDIT PREJ 1’633’906’424 LEKË PA TVSH NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.255, DATË 29.04.2022 “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKINË DURRËS”