Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mblidhet sot në orën 14:00 në një mbledhje emergjente, ku në rend dite është vetëm një pikë: miratimi i listës paraprake të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë.
Mbledhja e fundit emergjente që zhvilloi KB i Durrësit ishte më 1 dhjetor, ku këshilltarët bashkiakë votuan në mënyrë unanime kreun e ri të përkohshëm të bashkisë Zhulein Varfajn, pas dorëheqjes së Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit.
NJOFTIMI I MBLEDHJES EMERGJENTE DATË 7 DHJETOR:





