Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka bërë sot bashkë deputetë të opozitës dhe maxhorancës.
Mësohet se të pranishëm në mbledhje, e cila drejtohet nga kryetari Kuvendit Gramoz Rucci, janë deputetë të PD dhe LSI. Në mbledhje do dëgjohen ekspertët konstitucionalistë të propozuar nga palët për vetingun në politikë.
Më herët në mbledhje ka qenë i pranishëm Ervin Salinaji apo Enkelejd Alibeaj, apo deputetë të tjerë të PD-së, ku kanë diskutuar me shoqërinë civile. Ndaj këtë herë pjesë e mbledhjes janë të gjithë anëtarët e PD dhe LSI.





