Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Gjykata Kushtetuese ka vendosur kthimin pas për shqyrtim në Kuvend të mandatit të Xhaçkës.  

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë propozuar që raportin e tyre të ja dërgojnë Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ata të opozitës thonë se nuk ka kohë që të shkruhet sërish një raport.   

Nëse ka një vendim që Gjykata Kushtetuese ka ruajtur koherencën në vendimmarrjet e veta, se ka ca kohë që po e prish koherencë, është vendimi për Rakip Sulin dhe Valentina Leskajn. Ka thënë identik të njëjtën gjë. Ka ruajtur të njëjtën traditë, të njëjtën koherencë në vendimmarrje. Këshilli e ka diskutuar një herë mocionin e një të dhjetës së deputetëve. Këshilli zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ka pas dy raporte. Raporti i mazhorances është gjetur antikushtetues, i opozitës është gjetur në rregull. Ne kushtetutën kemi, ju keni urdhërata  politik. Raporti jonë është gjetur kushtetues, i përcillet seancës, miratohet nga të gjitha palët. E zvarritët, e zvarritët por nuk ja dolët dot. Edhe në kuadër të marrëveshjes, bashkëpunimit, ca i thonë pazar se i bëjnë vetë me 120, 130, 140 shpresoj ta votojnë të gjithë. Ta çojmë çështjen që ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese.  

E sigurtë është që kush ka grabitur 11 mijë metër katrorë tokë publike, me letra te falsifikuara në bregdet. Ta votojmë të gjithë me konsensus çuarjen e kësaj çështje ne GJK dhe ta shqyrtojë. Po pse more më e mençur se ju qenka Olta Xhaçka?! Pse të mos i merrte bashkëshorti i kryetares, bashkëshorti i kolges, i koleges, gruaja juaj?! Ça ka kjo më shumë se ju apo se është bashkëpuntore me e ngushtë e Edi Ramës”,-tha Bardhi.