Prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e Sali Berishës, kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mblidhet në orën 12:00, Këshilli i Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imuniteti të tij.
Ndërkohë ish-kryeministri Berisha deklaroi më herët gjatë ditës se nuk do të marr pjesë në mbledhje. Ai do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Njëkohësisht me Këshillin e Mandateve, jashtë Kryesisë do të mbahet edhe protesta e opozitës. Aktualisht mbështetësit e tij janë mbledhur para Kryesisë.