Këshilli i Ministrave ka pranuar ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë propozimin e Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për të emëruar si Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Klevis Qosen.

Ky i fundit do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili u lirua nga detyra pak ditë më parë, po nga ministri Manja.

Njoftim!
Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës!