Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi, pas 7 vitesh në këtë post. 

Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”. Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999.

Luçi ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Universitetit të Tiranës, ku është vlerësuar me medalje.  Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).