Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratika ka dalë me një deklaratë në përfundim të mbledhjes, duke renditur vendimet e marra.

Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj dhe njëkohësisht u bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, si pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues.

DEKLARATA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

  1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!
  2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!
  3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues.

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë  për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

  1. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
  2. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për  të ndryshuar Shqipërinë!
  3. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!