Tiranë, 6 shtator 2014 – Në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirur nga Zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, e cila zgjati 4 orë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani. Lajmi konfirmohet nga burime për "A1 Report". Vendimi i Këshillit i propozohet për shkarkimin e Fullanit i propozohet Kuvendit. Ndërkaq, në krye të Bankës së Shqipërisë, Këshilli ka miratuar emërimin e zv/guvernatores Elisabeta Gjoni, e cila sipas ligjit zë vendin e tij.
Këshilli i BSh mbledhje urgjente pas arrestimit të Fullanit
Pas arrestimit të Guvernatorit Fullani një ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është mbledhur në një takim urgjent. Në mbledhjen që nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 23:00 të mbrëmjes të së shtunës, veç temës së komandimit në krye të BSh të Elisabeta Gjonit, Këshilli analizoi edhe qëndrimin pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani dhe kryeinspektores Elivar Golemi.
Mbledhja e thirrur nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, zhvillohet në zyrën e saj, në ambientet me qira të BSH, pranë "Medresesë".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





