Caktohet përfundimisht data për mbledhjen e Këshillit Politik, ku pritet të ulen sërish përballë njëra tjetrës, opozita e bashkuar dhe mazhoranca.
Këshilli Politik do të mblidhet të hënën më 20 korrik në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.
“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,– theksohet në njoftimin e mazhorancës.
dërsa opozita e bashkuar u shpreh e hapur për të diskutuar për çdo çështje që ka të bëjë me reformën zgjedhore, përveç marrëveshjes së 5 qershorit që për ta nuk preket, palët u dakordësuan edhe për datën.





