Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik. Damian Gjiknuri tha për mediat se opozita kërkon të sabotojë procesin dhe sipas tij asnjë gjë e re nuk është prodhuar.
“Nuk pati asgjë të re nga mbledhja. qëllimi i zgjatjes se do rrimë deri vonë për të gjetur zgjidhje nuk qëndron. oferta e tyre nuk është për kompromis. PS do të votojë këtë proces që tashmë ka nisur. Nuk artikuluan dot që ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave. jemi të gatshëm të ulemi me PD për të diskutuar se si do të implementohet 5 qershori, si do të hapen listat dhe si do të jenë koalicionet sipas një vendi që është pjesë e OSBE/ODIHR. Ne do të vazhdojmë me frymën e bashkëpunimit por më parë do të hapim listat dhe të miratojmë ndryshimet kushtetuese.
PD ka propozuar në mbledhjet e këshillit modelin letonez, belg, hollandez. Dakord të marrim koalicionet si Letonia, si Hollanda. Cfarë thonë ato hajde t’i përkthejmë në shqip. Të mos zgjedhësh asnjë model dhe të heqësh dorë nga ato që propozon do të thotë se e gjitha është e ndërtuar në rërë.”
Sa i përket propozimit të opozitës ai tha se nuk mund të bëhet.
“Nuk mund të bëhen amendime në fund. Propozimi është në Kuvend. Nëse merr votat kalon, nëse jo nuk kalon. Do ta shikojmë nesër.”.





