Është zhvilluar ditën e Premte dt 29 Qershor në ambjentet e Këshillit të Qarkut Durrës mbledhja e rradhës e këtij institucioni. Bazuar në rendin e ditës të mirëpërcaktuar, Kryetarja e Këshillit të Qarkut znj.Eglantina Begteshi bëri një përmbledhje të projekt-vendimeve të cilat ishin të rëndësishme të merrnin dritën jeshile nga ana e antarëve për Qarkun e Durrësit. Një nga pikat më kryesore të cilat kanë një impakt të drejtëpërdrejtë, ishte edhe miratimi i disa ndryshimeve në përdorimin e të ardhurave ku parashikohej “rikonstruksion i rrugëve të fshatit Gjepalaj, Hardhishtë, me gjatësi të përgjithëshme  2851 ml me një fond prej 4 200 000 lekë”.

Vendimet

  1. Betim i antarit të Këshillit të Qarkut , z.Dashnor Osmani
  2. Miratimin  e Rregullores së Brendshme të funksionimit të Adimistratës së Këshillit të Qarkut
  3. Miratimin e një ndryshimi në buxhetin e Këshillit të Qarkut
  4. Vendim për linjën e trasportit Shijak-Bulqizë-Shijak
  5. Shpalljen “Dëshmor i Atdheut” i  Besnik Hasan Veseli
  6. Shpalljen “Dëshmor i Atdheut” i  Kastriot Hasan Alija
  7. Miratim vendimi për trasferimin e eshtrave të Dëshmorit të Atdheut Seit Hoxha
  8. Informacion mbi projektet IPA

Një vendim i rëndësishëm në lidhje me mbarvajtjen e punës së Këshillit të Qarkut Durrës ishte dhe betimi i antarit të deleguar nga komuna Maminas , Dashnor Osmani. Këshilli Komunal i Maminasit ka 15 anëtarë, tetë prej të cilëve kontrollohen nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe shtatë nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin”. Komuna e Maminasit, krahas kryetarit të Komunës, dërgon edhe një anëtar tjetër për në Këshillin e Qarkut. Në garë ishin Dashnor Osmani i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” dhe Shyqyri Mema i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Votimi u mbyll me tetë vota në favor të Dashamir Osmanit, gjashtë vota në favor të Shyqyri Memës, dhe një votë u shpall e pavlefshme. Por, komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar këtë votim shpalli si të pavlefshme edhe një votë tjetër, e cila ishte në favor të Dashnor Osmanit. Komisioni i përkohshëm vendosi që votimi të kryhej edhe një herë. Votimi i dytë i dha shtatë vota kandidatit Dashnor Osmani, shtatë vota kandidatit Shyqyri Mema, dhe një votë rezultoi e pavlefshme. Në këto kushte u vendos që votimi duhet të kryhej përsëri, por u shty për një mbledhje tjetër. Por, mbledhja tjetër nuk u mbajt për shkak të padisë që dorëzoi Partia Demokratike, ku kërkonte që vota e shpallur e pavlefshme në votimin e parë të konsiderohej e rregullt.

Këshilli Komunal Maminas

Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”   8

Koalicioni “Aleanca për Qytetarin”     7

Proçesi Gjyqësor

Vendimi i dt 22/05/2012 ku paditësi , z.Dashnor Osmani me padinë drejtuar Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës ka kërkuar në objektin e padisë : “revokimin e vendimit të Këshillit të Komunës Maminas i dt 8/7/2011” për zgjedhjet e antarit që përfaqëson Këshillin e Komunës në Këshillin e Qarkut raundi i dyti dhe shpalljen nga gjykata të, z.Dashnor Osmanit fitues në votimin e parë për zgjedhjen e antarit që përfaqëson Këshillin e Komunës në Këshillin e Qarkut në raundin e parë.