Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës për të zhvilluar një takim në kuadër të Këshillimit Kombëtar.

Rama ka ftuar shpesh qytetarët të angazhohen në Këshillimin Kombëtar, teksa informoi se ky proces është i hapur për çdo shqiptar.

Më herët Kryeministri është shprehur se kushdo që do të marrë pjesë në këtë proces, i ofrohet mundësia që të japë opinionet e tij.