TIRANË, 17 prill 2013- Partia Socialiste zyrtarizoi sot aleancën me Lëvizjen Socialiste të Integrimit në këshillat vendorë. Në Tiranë u mblodhën këshilltarët e majtë të cilët propozuan që të shkarkohet Njazi Kosovrasti nga kryetar i Këshillit Bashkiak dhe në vend të tij të propozohet, Aldrin Dalipi, aktualisht, kryetar i këshilltarëve të majtë në Bashki. 

Në mbledhjen e këshilltarëve të majtë sot, ishte i pranishëm dhe anëtari i LSI, në këshillian bashkiak të kryeqytetit, z Shezai Rrokaj. 

Duke folur në takimin e organizuar me këshilltarët e majtë, deputeti i PS-së, Saimir Tahiri deklaroi se në këtë mënyre do të synohet garantimi i votës.

“Ju e patë në Kuvend, dhunën e Berishës për të delegjitimuar institucionet e pavarura. Është e njëjta dhunë që demonstrohet edhe në rrugë. Vjedhje jo vetëm e mandatit të anëtarit të KQZ, por ndaj pavarësisë funksionale të institucionit suprem që ushtron zgjedhjet. Të gjithë ata që e kanë çuar nëpërmend se mund të manipulojnë zgjedhjet, se me votën e qytetarëve mund të bëjnë çfarë të duan, ne sot u deklarojme se afirmojmë vullnetin tonë për ta kthyer sistemin vendor të denjë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, votën e qytetarëve” tha Tahiri. 

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Shezai Rrokaj ka theksuar se ky vendim vjen pas cënimit të KQZ-së, që është institucioni i cili garanton votën dhe sipas tij shumica që krijohet tashmë në këshillin bashkiak synon pikërisht mbrojtjen dhe garancinë e votës së qytetarëve. 

‘Natyrisht ky është qëndrim politk që vjen fill pas cënimit të atij institucioni që është garant i votës dhe strukturave që kryejnë zgjedhjet. Ne kemi detyrim t’a bëjmë këtë kohezion të majtë, vota nuk cënohet është e garantuar dhe kemi të gjitha mundësitë të garantojmë qytetarët e Shqipërisë, se vota do garantohet dhe nga destinacioni i qytetarit dhe do shkojë për qytetarin. Ne ta shtrijmë kohezionin tonë në pushtetin vendior se aty garantohet vota dhe aty është kontakti me qytetarin dhe aty zgjidhet vota”. 

Dalipi nga ana e tij theksoi se, qëllimi i këshilltarëve të majtë është që në cdo kohë, ti shërbehet qytetarit. 
“ Qëllimi ynë që t’i shërbejmë qytetarit me vendim-marrjen tonë. Ky ka qenë qëllimi jonë kur kemi qenë vetë, dhe ky do jetë dhe qillimi pas bashkimit tonë me LSI. Ne do u tregojmë të gjithëve që së bashku, qëllimin për t’u shërbyer qyetatërev do e zhvillojmë cdo orë bashkë, dhe do e dëshmojmë me LSI, në cdo vendimmarrje”. 

Veprimet sot erdhe pas një vendimi të LSI, ditën e djeshme. 
 

MANJANI: BASHKOJMË VOTAT ME PS NË KËSHILLAT VENDORË

Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një deklarate për mediat bëri te ditur dje, aksionin e ri politik që pritet të marrë opozita e bashkuar me qëllim largimin e Berishës nga qeveria, sic tha ai. 

“Zgjedhjet e lira e të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik, ky është kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike, që daton që nga koha kur ai ishte në opozitë, duke kujtuar shqiptarëve se ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjeshmëri të lartë qytetare ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare, dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e PD nga që tashmë është parti shtet, në opozitë”, tha Manjani. 

Manjani kujtoi se pushteti vendor është tërësisht nën kontrollin e opozitës, prandaj tha se LSI do bashkojë votat me PS në këshillat vendorë. 

“Parlamenti nga dita e djeshme është ilegjitim. Në këshillat vendorë do bashkojmë votot me PS, nuk kemi ndërmend t’ia lëmë një partie të papërgjegjshme”, tha ai më tej.