DURRËS, 27 maj 2013 – Këshilltarët e Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat kanë bërë publike, se kanë depozituar në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës një kallzimit penal për kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako.
Kallzimi penal kundrejtë kryebashkiakut të Durrësit sipas kryetarit të grupit të këshilltarëve të PD-ës në Këshillin Bashkiak, Zamir ramadani, ka ardhur pas publikimit të rasteve që kryeministri Berisha ka pasur me bizneset e vogla e të mëdah në Durrës para pak kohës.
Deklarata
"Këshilltarët e Partisë Demokratike njoftojnë sot se kanë depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kallzimin penal pë kryetarin e Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako.
Nga kontaktet që kemi pasur me biznesin e vogël kemi marrë shqetësimin se, këto biznese janë njoftuar zyrtarisht nga Bashkia Durrës dhe kanë paguar taksa dhe tarifa vendore për vitin 2013, të cilat, të mbledhura së bashku, kalojnë tavanin 10 përqind të vlerës së përcaktuar nga ligji nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi ka vendosur se, biznesi i vogël në Shqipëri, pavarësisht kujt bashkie i përkasin, duhet të paguajnë taksa dhe tarifa të përhershme dhe të përkohëshme, të cilat të gjitha bashkë duhet të jenë jo më shumë se 10 përqind të taksës së biznesit të vogël.
Kryetari Bahkisë Durrës, z. Vangjush Dako, ka refuzuar që të ulë taksat e përkohëshme në nivelin deri në 10 përqind të taksës së biznesit të vogël dhe njëherësh ka dërguar njoftimin e tatimit të këstit të parë për vitin 2013 për 5 000 biznese, pa miratuar paketën fiskale në Këshillin e Bashkisë dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ka sjellë që biznesi i vogël në Durrës të paguajë më shumë taksa se bizneset e vogla në qytetet Tiranë, Shkodër, etj., duke vepruar mbi të gjitha në kundërshtim me ligjet e miratuara nga Kuvendi.
Si përfaqësues të zgjedhur me votën e qytetarëve të Durrësit, ne këshilltarët e Partisë Demokratike i kemi kërkuar Prokurorisë të hetojë lidhur me provat dhe faktet e pagesave të biznesit të vogël në Durrës, për të ndëshkuar jo vetëm paligjshmërinë e njoftimit të tatimit të biznesit të vogël në Durrës, por dhe për të ndërprerë veprimet e z. Dako, që me modelin e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste kërkon t’i marrë frymën biznesit nga rritja e taksave në mënyrë progresive dhe mbi të gjitha në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Ne jemi të vendosur që të mbrojmë biznesin e vogël durrsak nga taksat e larta, që ata të paguajnë taksa të ulëta dhe të dëmshpërblehen deri në qindarkën e fundit për këtë vjedhje të hapur që i është bërë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





