TIRANË, 16 prill 2013– Këshilltarët e PS-së dhe LSI-së në Bashkinë e Tiranës pas mbledhjes me dyer te mbyllura vendosën të bashkojnë votat në cdo Keshlli Bashkiak te vendit me qëllim balancimin e pushtetit vendor. Ne nje konferene per mediat keshilltart Aldrin Dalipi dhe Shezai Rrokaj  konfirmojnë se në mbledhjen e sotme pritet shkarkimi i kreut të Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti. 

Mbledhja e këshilltarëve të PS-së me ata të LSI-së është e para që pas krijimit të koalicionit parazgjedhor PS-LSI. Mbledhje të ngjashme do të zhvillohen në të gjitha njësitë ku ka këshilltarë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe dy përfaqësuesit e PS dhe LSI, përkatësisht Saimir Tahiri dhe Ylli Manjani nëpërmjet daljeve publike sqaruan aksionin e ri politik të opozitës për të bashkuar votat në këshillat vendorë.

SHEZAI RROKAJ: QËNDRIMI YNË POLITIK, NË MBROJTJE TË VOTËS

Këshilltari i LSI-së në Këshillin Bashkiak Shezai Rrokaj bëri me dije se vendimi i sotëm është qëndrim politik i së majtës, në mbrojtje të votës së lirë. 

“Ky është qëndrim politik që erdhi pas seancës maratonë ku u sulmua një institucion që ne e quajmë të shenjtë, pasi është institucioni i votës së lirë, ne mendojmë se pushteti lokal ka një prioritet që është mbrojtja e votës së lirë. Që do thotë bashkimi i energjive ne mbrojtje të votës së lirë. Në radhë të parë krijojmë një mazhorancë të natyrshme dhe këtë duhet të shfrytëzojmë për hapat e mëtejshëm. Në vazhdimësi të kësaj do ketë veprime të tjera. Ne do japim shembullin e qartë se jemi me ligjin”, theksoi Rrokaj. 

DALIPI: PS-LSI BASHKOJME VOTAT NË CDO KËSHILL BASHKIAK

Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi njoftoi se pas mbledhjes së këshilltarëve të LSI dhe PS u vendos bashkimi i votës së tyre në cdo Këshill Bashkiak të vendit. Dalipi bëri me dije se sot i dorëzohet kërkesa Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti. 

Sapo përfunduar një takim të grupeve të këshilltarëve të PS dhe LSI, ju i keni ndjekur zhvillimet politike, dhe që dje në parlament u bë goditje të rëndë ndaj institucionit që garanton zgjedhjet, në këtë pikëpamje marrëveshja dhe koalicioni i ri nga sot kalon në bashkëpunimin edhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës, e majta do jetë forcë dominuese në Këshllin Bashkiak për të garantuar se vota e tyre do të jetë e garantuar për shkak të një shumice që do të vejë në radhë të parë interesin qytetar dhe një votë të dominuar nga interesi i demokracisë. Kjo është nisja dhe do i japim rrugë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat e vendit. Ne sot grupet e këshilltarëve të PS dhe LSI sapo firmosëm kërkesën që do i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak në interes të vlerave”, tha Dalipi 

Dalipi theksoi se shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti motivohet me ndryshimit të numrave pas bashkimit të LSI me PS, e cila bëhet shumicë. 

“Motivet e shkarkimit janë të dukshme ju i keni ndjekur kur ne e kemi shprehur pikëpamjen tonë për shkelje të ligjit. Por kur ndryshon shumica në Këshillin Bashkiak ndryshon dhe drejtimi, ne jemi shumica”, tha Dalipi. 

TAHIRI: LSI-PS BASHKOJNË VOTAT NË TË GJITHA KËSHILLAT BASHKIAK

Deputeti i PS-së Saimir Tahiri në një prononcim për mediat, bëri me dije se PS dhe LSI do të bashkojnë votat në të gjitha Këshillat Bashkiak. 

Tahiri tha ky hap ka si qëllim kthimin e legjitimitetit demokratik të pushetit vendor, sidomos pas uzurpimit të paligjshëm të KQZ. 

“Ka vetëm një synim pas asaj që bëri dje Saliu me uzurpimin e paligjshmë të KQZ, ne kemi detyre të kthejmë legjitimistin demokratik që pushteti vendor të kthehet në një kordon sanitar për të legjitimuar. Mbledhja e sotme do të thërrasë Këshillin Bashkiak për të shkarkuar këshilltarin Njazi Kosovrasti. Berisha nuk ka shance të manipulojë votën e qytetarëve. 

MANJANI: BASHKOJMË VOTAT ME PS NË KËSHILLAT VENDORË

Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë me dije aksionin e ri politik që pritet të marrë opozita e bashkuar me qëllim largimin e Berishës nga qeveria, sic tha ai. 

“Integrimi ka vetëm një pengesë, Berishën. Kriza politike mban emrin e Sali Berishës. I ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. 
Opozita e bashkuar do ndërmarrë hapa të koordinuar, pasi objektivi i saj është largimi i Berishës”. 

Manjani kujtoi se pushteti vendor është tërësisht nën kontrollin e opozitës, prandaj tha se LSI do bashkojë votat me PS në këshillat vendorë. 

“Parlamenti nga dita e djeshme është ilegjitim. Në këshillat vendorë do bashkojmë votot me PS, nuk kemi ndërmend t’ia lëmë një partie të papërgjegjshme”, tha ai më tej.