Mohsen Rezaei, këshilltari i lartë ushtarak i udhëheqësit suprem iranian Mojtaba Khamenei ka deklaruar se lufta do të vazhdojë derisa Irani të marrë kompensim të plotë për dëmet që ka pësuar.

Në një fjalim televiziv të transmetuar të hënën, Rezaei u zotua gjithashtu se Irani do të vazhdojë të luftojë derisa të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të merren garanci ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme për të parandaluar ndërhyrjen e SHBA-së në Iran.

“Ne shohim që forcat tona të armatosura po kryejnë operacione dhe aktivitete me forcë. Projekti ynë i lidershipit, me zgjedhjen e një udhëheqësi të ri, ka kaluar vendosmërisht nën menaxhimin e tij”, tha Rezaei.

Këshilltari pretendoi se lufta kishte mbaruar në mënyrë efektive më shumë se një javë më parë dhe se Shtetet e Bashkuara ishin gati të ndalonin dhe të ndiqnin një armëpushim. Sipas tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e shtyu SHBA-në që të vazhdonte.

Rezaei pohoi se pas Ditës 15, SHBA-të e kuptuan qartë se nuk kishte rrugë drejt fitores në këtë luftë. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf shkroi në një postim në X se iranianët po kërkojnë ndëshkim të plotë dhe të penduar të agresorëve.