Kryeministri Edi Rama ka firmosur dje emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.

“V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, theksohet në vendimin e qeverisë.