3dhjetor 2015 – “Deputeti i parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar që nuk ha në restorante me 5 yje, por ha sufllaqe në një fast-food.”. Ky është komenti në faqen e deputetit të ri të parlamentit, Eduart Ndocaj, bërë nga këshilltari i tij.
Ai nuk e lë të qetë deputetin për të ngrënë drekë, ndërsa qëllimi është të tregojë modestinë e parlamentarit nga Lezha, edhe pse ai zotëron një pasuri të konsiderueshme nga aktiviteti privat.
/portali DurrësLajm/