Lektorja e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Ana Dhamo, pritet të zyrtarizohet në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës.

DurrësLajm mëson se Dhamo do të zëvendësojë në këtë detyrë Valentina Lekën dhe prezantimi pritet të bëhet ditën e martë.

Juristja Dhamo, përveç punës si lektore është anëtare e Këshillit Bashkiak, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë. Madje emri i Dhamos u lakua para zgjedhjeve vendore të qershorit 2019 si një nga kandidatet që mund të garonte për postin e kryebashkiakes së Durrësit.

Në krye të DRAP Durrës, Dhamo do të ketë në varësi 12 zyra vendore arsimore.