DURRËS, 6 tetor 2014–  Kështjellat që mahnitën botën në Spanjë. Më shumë se 25.000 njerëz kanë marrë pjesë në datat 4-5 tetor në konkursin e “Kështjellave njerëzore” i cili zhvillohet çdo dy vjet në Tarragona në Spanjë. Padyshim është spektakël unikal në të gjithë botën dhe ky i sivjetshmi ishte edicioni i 25-të. Tridhjetë ekipet konkuruan në ndërtimin e "Colles" kullat e njeriut, të cilat mund të arrijnë një lartësi prej dhjetë katesh. Fitues shpallet ai ekip që prodhon strukturën më komplekse. Tradita e "castellers" e ka origjinën në Katalanja në fund të shekullit XVIII dhe është shpallur në vitin 2010, një "kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit" nga UNESCO. Çdo ekip është i përbërë edhe DYQIND persona të cilët ngjiten mbi supet e njëri-tjetrit. Në konkurs marrin pjesë dhe fëmijë, si një simbol i traditës dhe kulturës katalanase që nuk duhet humbur.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/