Si do të duken qytetet e ardhshme? A do të jenë të përbërë nga ndërtesa që bien shumë në sy, apo do të fokusohen në masat që arkitektët më të mëdhenj po ndërmarrin për ndërtesa ekologjike? Nga një përzgjedhje që është bërë nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga arkitektë, drejtorët krijues, gazetarë ju paraqesim disa nga qytetet e të ardhmes.

Krijuar nga një arkitekt turk ky është stacioni i trenit në kryeqytetin e Kazakistanit. Për këtë strukturë është përdorur çelik i lehtë. Stacioni do të jetë një hapësirë në ajër të hapur dhe do të ketë lidhje me zonat urbane si dhe një park aty pranë. Aktualisht ky stacion është në ndërtim e sipër, dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2017.

Kjo ndërtesë ekologjike është projektuar të ndërtohet përgjatë një shkëmbi vullkanik bregdetar në La Palma të Spanjës. Kjo ndërtesë në formë horizontale është rrafsh me tokën dhe ka një shkrirje me mjedisin natyror ku do ndërtohet.

Projektuar nga firma Atkins Londër, kjo ndërtesë në Dubai do të kushtojë $600 milion $. Ndërtesa do të përbëhet nga 254 apartamente, 33 pishina private, një hotel me pesë yje, dhe një holl qiellor që do të përfshije një SPA, restorant, qendër estetike dhe shërbime të tjera.

Kjo ndertëse e është krijuar nga firma me suedeze Kjellgren Kaminsky dhe është ndërtuar për ti ardhur në ndihmë personelit të emergjencës detare kur ka probleme të ndryshme në det.

Firma braziliane OSPA Arquitetura & Urbanismo ka hartuar një kampus sportiv rreth 7 mijë m2. I ndodhur në Canoas, Brazil, kampusi ka një fushë bari rreth 3 mijë m2.





