Të jesh vajza e dy prej artistëve më të mëdhenj e më të paguar në botë, do të rrethohesh me luks e veshje super të shtrenjta.
Vajza e vogël e këngëtarëve Beyonce dhe Jay Z, ka bërë debutimin e saj të parë në tapetin e kuq të një evenimenti të rëndësishëm, në MTV Video Music Awards, dhe ka qenë fustani i saj që ka bërë të flitet aq shumë.
Fustani shumë i bukur ngjyrë rozë të lehtë, ka kapur shifrën prej 10.950 dollarësh, i stiluar me gurë prej diamanti.
Ai mban markën e Michka Aoki dhe e ka bërë Blue Ivy-n të duket si një princeshë e vërtetë.





