Gjatë tetë viteve të presidencës së Barack Obama-s, Michelle i mbante flokët gjithmonë të krehur dhe të drejtë. E kemi parë me modele të ndryshme, edhe me flokë të kapur lart topuz apo të krehur me valëzime, por asnjëherë nuk ia kishim parë flokët në gjendje natyrale.

Sapo është shfaqur një foto e ish-Zonjës së parë me flokë natyralë dhe interneti ka shpërthyer. Duket se të gjithë e kishin pritur këtë çast.

Nuk dihet kur është realizuar fotoja, duket sikur është bërë gjatë pushimeve të fundit të çiftit Obama, por kjo nuk i ka ndalur njerëzit të komentojnë. Shfaqja e Michelle Obama-s me flokë natyralë është një arritje edhe sepse flokët e grave zezake janë konsideruar gjithmonë si një tipar jashtë standardeve të bukurisë tradicionale dhe Michelle, është një aleate e fortë në këtë drejtim./Class/