Fejesa e beftë me biznesmenin Edi Ismaili, që Marina, vajza e Eli Farës, bëri publike pak ditë më parë, është komentuar shumë në media e portale. Lidhjet e mëparshme të Ismailit me emra të njohur të showbiz-it kanë zënë vend në titujt kryesorë e jo pak është aluduar edhe për një martesë të lënë vetëm një ditë pas ceremonisë së kurorëzimit.
Si protagoniste e lajmeve të ditëve të fundit, Marina ka vendosur të reagojë një herë e mirë për t’u dhënë fund spekulimeve dhe gjithҫkaje është shkruar në media e portale.
Përmes një statusi në Instastory, Marina u ka bërë thirrje të gjithëve të mos paragjykojnë jetën e saj, por të merren më shumë me jetën e tyre:
"Para se të thuash diҫka për vendimin që kam marrë unë në jetë, bëji tri pyetje vetes:
A jam lutur për të?
A kam paguar ndonjë faturë për të?
Ҫ’më hyn në punë mua?"
Kështu shkruan Marina, duke lënë të kuptohet se jeta e saj personale është diҫka që i përket vetëm asaj dhe askujt tjetër. /Class/