Ata të dy janë ndër yjet më të njohur të muzikës latine, me milione disqe të shitura e fansa në të gjithë botën.
Imazhi i tyre është mjaft i kuruar në çdo dalje të tyre duke u kthyer për shumë adhurues anë e mbarë globit në ikona të bukurisë.
Por mediet britanike kanë sjellë një imazh të hershëm të tyre, kur ishin në fillimet e karrierës dhe shumë më pak të njohur.
Shakira dhe Ricky Martin duken shumë ndryshe në foton ku shfaqen të rinj nga imazhi që jemi mësuar t’i shohim tani.
Kolumbiania Shakira shfaqet me flokët e saj të zinj, ndryshe nga imazhi bjond i viteve kur fitoi famën, ndërsa Martin duket se është një rival i denjë i Shakirës për gjatësinë e flokëve.





