Tiranë, 15 korrik 2014  – Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një ftesë të kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për të marrë pjesë në iftarin që ky i fundit ka organizuar javën e ardhshme, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përveç fotografisë së ftesës, deputeti Ndreu shkruan: “Edhe të akuzojnë, edhe të denoncojnë dhe të ftojnë…! Hajde merri vesh tani Lulushin me shokë”. 

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi, i dorëzuan prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dy kallëzime penale për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që sipas tyre dhunuan deputetin demokrat Gent Strazimiri. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/