Policia e Shtetit publikon listën me personat e rrezikshëm në qarkun e Beratit, të dënuar me burgim të përjetshëm ose me 25 vite. Sipas policisë, janë 16 persona të kërkuar nga policia në qarkun e Beratit.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Ajo që vihet re është fakti se për një pjesë të tyre policia nuk disponon foto, ndërsa mes 16 burrave është edhe një grua. Më herët, policia publikoi fotot e personave të rrezikshëm në Vlorë dhe Fier.





