Në përfundim të afatit të aplikimit të publikuar për shpalljen e vendeve vakante dhe kërkesë për t aplikuar sërish për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, në kuadër të transparencës së procesit, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidatëve aplikues për këtë pozicion.

Theksojmë edhe faktin se kësaj liste mund t’i bashkëngjiten edhe aplikantët kandidatë, të cilët mund të kenë dërguar aplikimin e tyre brenda datës 08.05.2017 me postë, sipas rregullave ligjore për vlefshmërinë e aplikimit. 

Lista me kandidatë për Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia përbëhet nga këta anëtarë: 

1. Tartar Bazaj 

2. Petrit Gaçi 

3. Ilir Nikolla 

Sqarojmë se për fazën e rishpalljes për shprehje interesi për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të jenë të vlefshme aplikimet për të gjithë kandidatët e fazës së mëparshme, të cilët janë njoftuar se kanë plotësuar kriteret formale për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.