Nga të dhënat e Kuvendit dhe të platformës monitoruese të siguruara nga newsbomb.al rezulton se një numër i madh deputetësh kanë deklaruar si gjendjen e tyre civile zonat elektorale. Kjo është e drejtë e tyre. Lista e deputetëve që deklarojnë se nuk kanë banesë në Tiranë është më poshtë dhe votuesit e media mund ta gjykojë për secilin rast besueshmërinë e tyre.

Nga lista e publikuar nga newsbomb.al, DurrësLajm konstaton se vetëm 8 nga deputetët e qarkut të Durrësit (nga 14 në total) kanë deklaruar si vendbanim të tyrin Durrësin, Shijakun dhe Krujën.

Përkatësisht deputetët Klodiana Spahiu dhe Roland Xhelilaj (PS), Oerd Bylykbashi dhe Fatbardha Kadiu (PD) dhe Lefter Koka (LSI) deklarojnë si vendbanim të tyre qytetin e Durrësit.

Deputetët Ilir Ndraxhi dhe Jurgis Çyrbja (PS) deklarojnë si vendbanim Shijakun dhe Rrahman Rraja (PS) Krujën.

Ndërkohë 6 deputetë të tjerë Edi Paloka dhe Florion Mima (PD), Nora Malaj (LSI) dhe Fidel Ylli, Eglantina Gjermeni e Milva Ekonomi (PS) nuk rezultojnë me vendbanim në qarkun e Durrësit.