Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të jetë deputeti me i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në këtë post do zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili ka kaluar në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa Fatmir Xhelili do të zëvendësojë ish-deputetin Azem Syla, i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit për shkak të ballafaqimit me drejtësinë.
Zëvendësime të deputetëve ka pasur edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Driton Çaushi nga kjo lëvizje do ta zëvendësojë ish-deputetin Besnik Bislimi.
Por, vetëm Fatmir Xhelili e ka bërë betimin si deputet në seancën e sotme. Ndërsa dy deputetët të tjerë Shukri Buja dhe Driton Çaushi nuk kanë qenë të pranishëm në këtë seancë dhe së betimin e tyre si deputet do ta bëjnë në ndonjërën nga seancat e ardhshme, transmeton “Zeri.info”.





