Policia ka dhënë detaje në lidhje me dy personat që mbërritën të plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë.

DurrësLajm” ka mësuar se personat që u plagosën janë Klodi Stafuka dhe Gentjan Bejtja nga Fushë Kruja.

Zyrtarisht policia njofton se Bejtja është qëlluar teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij,  i cili ka dalë nga rruga, ku më pas ka marrë lëndime edhe Stafuka, i cili ka qenë pasagjer në makinë.

Burime bëjnë me dije për “DurrësLajm” se Bejtja, rreth 41 vjeç në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.